English

Sherri i nisur në lokal, dy të moshuar bëjnë me fraktura njeri tjetrin

Vlorë, 27 gusht 2011, NOA- Dy të moshuar nga fshati Bishan i Vlorës teksa kanë qenë në një lokal duke pirë kafe, në bisedë e sipër janë acaruar duke bërë që rrjedha e bisedës mes tyre të përfundojë me dhunë.

Mësohet se të përfshirë në këtë ngjarje janë Gëzim Dosti, 60 vjeç dhe Fuat Llanaj, 77 vjeç, të dy banues në Fshatin Bishan të Vlorës.

Sipas policisë dy të moshuarit janë rrahur me njëri tjetrin pas një debati për motive të dobëta pasditen e djeshme, duke ngelur në përfundim të sherrit, me fraktura dhe të dëmtuar që të dy.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Vlorës nisi hetimet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

a.y/NOA

KOMENTE