Malishevë, 27 gusht 2011, NOA- Një 16 vjeçare nga Malisheva ka qenë duke pushuar me të afërmit të saj, teksa ka rënë në liqen për të mos dalë më e gjallë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku 16 vjeçarja kishte shkuar për tu freskuar në Liqenin e Mirushes ku dhe ka rënë në ujë në një thellësi 4-5 m.
Mësohet se në kohën që ka ndodhur ngjarja viktima është larguar paksa nga të afërmit e saj dhe ata që kanë nxjerrë trupin e pajetë nga uji kanë qenë disa qytetarë të cilët kanë tentuar ti japin ndihmën e parë.
Por pavarësisht ndihmës së dhënë nga ana e tyre dhe pranisë së shpejtë të mjekëve, vajza ka gjetur vdekjen.
a.y/NOA