Gjilan, 27 gusht 2011, NOA- Kishte shkuar për vizitë tek një i afërmi i tij në Gjilan, por sapo është larguar prej aty kryefamiljari është zhdukur pa nam e nishan.
Për të denoncuar këtë fakt ishte i zoti i shtëpisë, i cili i tha policisë se i zhdukuri ishte miku i tij dhe se pasi e kishte bujtur në shtëpi, i zhdukuri kishte thënë se do dilte në qytet.
Pas kësaj, ai ka dalë nga shtëpia e tij dhe prej 3 ditësh nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Ndërkaq sipas familjareve të viktimës, i zhdukuri prej disa kohësh ka pasur probleme psikike çka vështirëson edhe mundësinë e gjetjes.
Por, pavarësisht hetimeve të policisë, nga i zhdukuri prej 3 ditësh, nuk janë shfaqur ende gjurmë.
a.y/NOA