English

Tkurret vatra e zjarrit në Fushë Krujë, largohet rreziku nga depoja e armëve

Fushë- Krujë, 27 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Zjarri i cili alarmoi qytetin e Fushë Krujës, qytetarët dhe forcat zjarrfikëse, janë tkurrur ose më saktë janë larguar nga zona e rrezikshme.

Kreu i zjarrfikësve Dilaver Laçi, bëri me dije se në saj të punës së forcave zjarrfikëse, të mbërritura në vendngjarje nga Durrësi, Tirana, Lezha, Laçi dhe Kruja rreziku dhe flakët e zjarrit janë larguar nga depoja e armëve ku dominon një sasi e madhe dinamiti dhe nga shtëpitë përreth.

Sipas tij, tashmë rrezikshmëria është ulur për qytetin e Fushë Krujës, por shtoi se flakët po vijojnë të shtrihen furishëm drejt malit të Krujës.

a.y/NOA

KOMENTE