English

Uragani, 250 mijë të evakuuar në Nju Jork (Foto)

SHBA, 27 gusht, NOA – Uragani Irene ka vënë në lëvizje gjithë SHBA. Në njujor mësohet se janë evakuuar rreth 250 mijë persona. Ndërsa në total janë 65 milionë njerëz në SHBA që do të preken nga uragani.

Presidenti Amerikan Barak Obama tha se duhet të përgatitmi për më të keqen. Ndërkohë që frika nga urbania ka bërë që të zbaruan gjithë marketet nga ushqimet, pasi njerëzit mendojnë se do të rrinë shumë gjatë mbyllur në një vend. Provat që kanë bërë shkencëtarët në Nju Jork kanë nxjerrë në pah se lartësia e ujit në disa vende në këtë shtet do të arrijë 3 metra.

Dallgët e para kanë nisur disa orë më parë në shtetin e Karolinës së Veriut. Krytari i Bashkisë, së Nju Joriku, Majkëll Blumberg ka dhënë urdhër për evakuimin e parë të detyruar të qytetit. Rreth 250 mijë banorë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në zonat e ulta, përfshirë distriktin financiar, Uoll Stritin. Po ashtu për herë të parë, i gjithë sistemi publik i transportit të qytetit, përfshirë metronë dhe linjat e abutobuzëve do të jenë sot jashtë funksionimit.

Presidenti Obama tha dje se sipas të gjithë treguesve, uragani Irene mund të jetë një stuhi “historike”. Ai tha se vendi duhet të përgatitet për “më të keqen” dhe u bëri thirrje të gjithë banorëve në zonat ku është dhënë urdhri për evakuim, të zbatojnë urdhrin. Uragani e detyroi presidentin të kthehet nga pushimet Masaçusets një ditë më parë.

a.k/NOA

KOMENTE