E shtunë, 27 gusht 2011, NOA- Uragani Irene ka zbritur nga kategoria 2 për të arritur në kategorinë 1, por pavarësisht kësaj rreziku mbetet i jashtëzakonshëm, pasi era vijon të jetë 150 kilometër në orë.
Këtë fakt e deklaroi Qendra Kombëtare për Uraganet, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas kësaj qendre, parashikohet që uragani Irene pas goditjes së brigjeve të Karolinës së Veriut, gjatë pasdites së sotme, pritet që gjatë të dielës të drejtohet drejt veriut, përgjatë bregut të atlantikut.
a.y/NOA