Berat, 27 gusht, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Malinat të Beratit. Një person është gjetur i vdekur në afërsi të banesës së tij. Viktima është Ilir Muçi 37 vjeç. Paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se viktima është qëllua më gurë disa herë në pjesë të ndryshme të kokës. Megjithatë një informacion i tillë nuk është konfirmuar ende nga policia. Pas sinjalizimit të policisë gjatë orëve të natës për ngjarjen, ka nisur dhe hetimi.
Aktualisht janë duke u marrë në pyetje familjarët dhe të afërmit e viktimës, si dhe personat që e kanë parë atë gjatë orëve të fundit. Nga burimet paraprake bëhet e ditur se i dyshuar është Madik Muçi dhe se viktima ka qenë në gjendje të dehur. Pritet që i dyshuari të zbardh dhe ngjarjen e plotë.
a.k/NOA