Tiranë, 27 Gusht 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Zhvillimet në Partinë Socialiste kanë qenë në fokusin e raportimeve ditore që ambasadori amerikan Xhon Uidhërs ka bërë për Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ajo që spikat në raportet e ambasadorit të SHBA është evidentimi i shpeshtë i zërave kundër Edi Ramës në Partinë Socialiste.
Në një raport të posaçëm dërguar DASH-it dhe Shtëpisë së Bardhë më 10 mars 2008, dokument që sot u publikua nga Wikileaks, citohen deklarata plot romuze të Ben Blushit ndaj Edi Ramës.
Ambasadori Uithërs raporton në Uashington DC se Ish-kryetari i grupit parlamentar të PS, Ben Blushi në një intervistë përshkruan gjendjen aktuale të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Menjëherë më pas Uidhërs citon deklaratën e plotë të z.Blushi:
““Sot Partia Socialiste është si në kohët autobusëve të mëparshëm ku të thoshin mos i fol shoferit. Kjo që unë thashë është padyshim një shaka e trishtuar, por një miku im më tha se nuk është e rëndësishme ku po shkojmë, e rëndësishme është që autobusi është në lëvizje. Autobusi po lëviz, por rruga është e gjatë dhe unë nuk mund të rri pa folur...”.
a.q/e.t/NOA
Dokumenti i Wikileaks: Tom Doshi shumëzoi me 0, ambasadorin e SHBA
Vizita e parë në Kosovë, Topi – SHBA: Nuk dua të dubloj Berishën
Ambasada e SHBA: Në PD nuk e durojnë dot ndikimin e Topallit te Berisha