Korçë, 27 gusht, NOA – Një grua ka tentuar t’i jap fund jetës në qytetin e Korçës. 45-vjeçarja Dorina Dajko, ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem pas konflikteve që ka pasur me burrin e saj.
Dajko ka marrë një sasi acidi dhe e ka prirë atë. Nuk dihen detajet për llojin e acidit. Ndërkohë që menjëherë gjendja e saj shëndetësore është rëndësuar. Dajko është dërguar në Spitalin e Korçës ku ka marrë ndihën e parë. Por rëndimi i gjendjes së saj shëndetësore ka bërë që Dajko të dërgohet për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Një helikopter i Ministrisë së Mjekësisë ka bërë transportimin e të sëmurës.
Ndërkohë që policia ka nisur dhe hetimet për ngjarjen.
a.k/NOA