Fushë – Krujë, 27 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj – Po shkon drejt normalizimit situata në zonën e Fushës Krujës. Zjarrfikësit kanë mundur të largojnë vatrën e zjarrit nga depoja,e cila për orë të tëra paraqiti rrezikshmëri të lartë duke alarmuar autoritetet. Sikundër është bërë editur edhe në mesditë, në depon në afërsi të fabrikës së çimentos kishte sasi të mëdha dinamiti, të përdorur për aktivitetin e ushtrisë. Momentalisht raportohet se vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë ekzistente por janë larguar nga zona e rrezikut. a.q/NOA