English

Zjarret në Vlorë, policia kap 4 autorët

Vlorë, 27 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Katër persona u prangosën nga blutë e qytetit të Vlorës, të dyshuar si autor të zjarreve që përfshin këtë qytet në ditët e fundit.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA se, të ndaluarit janë Aleks Sallaku, 39 vjeç, banues në fshatin Delisuf, Feim Koçiaj, 46 vjeç, banues në fshatin Akërrni dhe Rrapush Bushaj, 63 vjeç, banues në fshatin Poro Komuna Novoselë Vlorë.

Pas shoqërimit në polici ndaj tyre nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi akuzohen se i kanë vënë zjarrin në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë një sipërfaqeje të konsiderueshme të pyllit pranë fshatit Pish Poro në Vlorë.

Ndërkaq sipas policisë këta tre persona, dyshohen si përgjegjës për zjarrvënien dhe ndaj tyre po hetohet lidhur me veprën penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Për të njëjtën vepër penal po dje u prangos edhe Leonard Haska, 31 vjeç, banues në lagjen “24-Maji” Vlorë, pasi dyshohet se gjatë mesditës së djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje të konsiderueshme të “Pyllit të Sodës” pranë ish Fabrikës së llambave Vlorë.

Ndërsa Haska po procedohet në gjendje të lirë, Prokuroria e këtij qyteti nisi hetimet për veprën penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

a.y/NOA

KOMENTE