English

Debatet për veriun e Kosovës shkon në OKB (VIDEO)

Zyrtarë të KFOR-it thanë se i kanë bindur protestuesit serbë që të largojnë një bllokadë të vendosur në njërën nga rrugët kryesore në veriun e vendit, në shenjë kundërshtimi ndaj hetimeve për ndriçimin e ngjarjeve të dhunshme të fundit të muajit të kaluar në atë zonë.

Zyrtarë të EULEX-it thonë se po vazhdojnë hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjeve të dhunshme gjatë të cilave një pjesëtar i policisë së Kosovës u vra, ndërsa njëri nga vendkalimet kufitare u dogj nga protestuesit serbë që po kundërshtonin operacionet e policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll vendkalimet kufitare me Serbinë.

Ndiqni videokronikën e VOA:

280

KOMENTE