Pejë, 28 gusht 2011, NOA- Ka qenë duke prerë një pjesë plastike në ambientet e shtëpisë së tij, por forca që ka ushtruar mbi thikë ka qenë fatale.
Dy vëllezër nga Peja së bashku po rregullonin një raft, por për të vijuar punën u është dashur të presin një pjesë plastike e cila u duhej, por puna u ngeli në mes dhe kjo pasi forca prerëse ka kaluar çdo parashikim.
Mbasi u pre materiali, vëllai i cili ndodhej në anën tjetër të tij ka ngelur i plagosur rëndë, pas furisë dhe fuqisë së ushtruar mbi thikë, duke marrë një goditje të thellë në këmbë.
Pas kësaj i vëllai i alarmuar, ka hipur të vëllanë në makinë dhe është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit, ku i plagosuri u vu nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht autori i ngjarjes po hetohet në gjendje të lire, ndërsa i vëllai i cili ka marrë plagë të rëndë, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
a.y/NOA