Afrikë, 28 gusht 2011, NOA – Kjo foto ka shokuar autoritetet e Afrikës së Jugut por jo vetëm ato. Një djalë i ri i bardhë, i përkulur me krenari me një armë në dorë dhe me gjurin vendosur mbi një fëmije me ngjyrë, preja e gjuetisë së tij.
Fotoja shokuese, e cila mund të jetë edhe foto montazh është postuar në një profil afrikano jugor në rrjetin social Facebook. Policia e Johanesburgut po heton gjithçka duke nisur nga profili me emrin Eugene Terrorblanch, një lojë fjalës që lidhet me emrin e ish liderit afrikan, i cili u vra në prill të vitit 2010. Policia ka nisur kërkimet se cili mund të jetë njeriu në foto dhe i ka kërkuar qytetarëve të raportojnë.
a.q/NOA