English

Fotolajm – Uragani Irene, nga Nju Xhërsi në Nju Jork

Pamjet tregojnë Nju Xhersin gjatë goditjes së uraganit. Uragani Ajrin (Irene) ka përfshirë Nju Jorkun, me erëra të ashpra dhe kërcënime për përmbytje. Qyteti më i populluar i Amerikës thuhet se i ngjan një qyteti fantazmë, pasi më shumë se 370 mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa transporti publik është ndërprerë tërësisht.

Kryetari Majkëll Bllumberg tha se largimi nga stuhia nuk është më i mundur. “Koha për evakuim ka mbaruar. Të gjithë duhet të futen brenda dhe të qëndrojnë brenda derisa të përmirësohet moti, çfarë nuk pritet të ndodhë deri të dielën pasdite. Qyteti ka ndërmarrë hapa të shumtë për t’u përgatitur”, tha Bllumbeg. Së paku nëntë persona kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, Virxhina dhe Florida, si pasojë e aksidenteve me makinë, sulmeve në zemër dhe rrëzimit të pemëve.

KOMENTE