Nju Dehli, 28 gusht 2011, NOA – An Hazar, aktivisti gandian 74 vjeçar, i cili për 13 ditë refuzoi të hante e të pinte në shenjë proteste ndaj korrupsionit, i ka dhënë fund “rebelimit” të tij.
Mijëra persona të mbledhur në sheshin qëndror të Nju Dehli kanë duartrokitur rezistencën e “Gandit të ri”. Ai u ul në tokë, i rrethuar nga fëmijë dhe ka pirë një gotë më mjaltë dhe cokollatë. Ky veprim i ka dhënë fund protestës pasi Parlamenti indian ka miratuar mocionin kundër korrupsionit.
a.q/NOA