English

I dehuri, rrihet në diskotekë nga persona të panjohur

Prishtinë, 28 gusht 2011, NOA- Një qytetar nga Prishtina kishte shkuar në një diskotekë të këtij qyteti dhe pasi kishte pirë një sasi të konsiderueshme alkooli e ka gjetur veten gjithë fraktura, gjak dhe shenja dhune në trup.

Burime zyrtare nga policia e Kosovës bëjnë me dije, se i dëmtuari pasi është përmendur është drejtuar për në polici ku dhe ka denoncuar dhunën e pësuar, duke thënë se ishte rrahur dhe goditur në kokë nga disa persona të panjohur.

Ndërkaq, policia mbërriti në vendngjarje dhe nga kontrolli në vend, gjeti dhe konfiskoi një thikë.

Por, pavarësisht pyetjeve të bëra nga efektivët e policisë, i dëmtuari shprehet se nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur.

a.y/NOA

KOMENTE