SHBA, 28 gusht 2011, NOA - Rritet numri i viktimave të shkaktuara nga kalimi i uraganit “Irene”, në SHBA. Bëhet fjalë për 11 të vdekur, mes të cilëve 2 fëmijë. Sakaq, në Nju Jork reshjet e shiut kanë pushuar dhe sipas shërbimit meteorologjik, ka mundësi që në qytet të mos bjerë më shi gjatë orëve të ardhshme, edhe pse koha e keqe e krijuar nga uragani “Irene”, do të vahzdojë. Sipas rrjetit televiziv CNN, situata është më pak e keqe se sa ishte parashikuar, dhe në rrugët e Manhatan njerëzit kanë zbritur nëpër rrugë, nxjerrin qentë shëtitje duke treguar kështu lehtësim se asgjë ë keqe nuk ndodhi.Sakaq, autoritetet kanë zbitur nivelin e kategorizimit të Irene, e cila nuk quhet më uragan por stuhi tropikale.
a.q/NOA