English

Kapen dy peshkaqenë tigër, ekspertët: Njëri prej tyre, autor i vrasjes së 30 vjeçarit

E diel, 27 gusht 2011, NOA- Peshkatarët besojnë se njëri nga dy peshkaqenët të cilët u kapën ditën e djeshme, është mostra që vrau britanikun Ian Redmond në muajin e tij të mjaltit.

Kafshët u kapën afër plazhit, ku konsulenti 30 vjeçar i IT-së u vra gjatë zhytjeve të tij në det.

Ekspertët të cilët inspektuan një dhëmb në këmbën e majtë të Ian, u shprehën se ai i përkiste një peshkaqeni tigër.

Një mik i afërt i peshkatarit tha se, “Kjo është hera e parë që ne kemi kapur këtë lloj peshkaqeni, me madhësi të njëjtë me atë që kafshoi Redmond dhe po në atë vend”.

“Njëri ishte një peshkaqen tigër i madh, i cili u kap rreth dy milje larg plazhit, çka lehtësisht mund të ketë qenë ai që ka kafshuar 30 vjeçarin dhe që i shkaktoi plagët e tmerrshme. Por kjo nuk mund të konfirmohet deri në kontrolle të mëtejshme”, shtoi ai.

30 vjeçari Ian Redmond, u sulmua për vdekje, javën e kaluar teksa ishte duke kaluar muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij, Gemma, 27 vjeç, pas kafshimit mizor në këmbën e tij të majtë si dhe në krahun e tij të majtë, çka ishin arsyet që i provokuan dhe vdekjen.

Peshkatarët që kapën dy peshkaqenët thanë me tej, se asnjë trup i pajetë nuk u gjet në vendin ku u kapën peshkaqenët, në plazhin Praslin pranë Seychelles.

Por kërkuesi shkencor, Mike Anderson-Reade, tha se, “Kjo është kafshë që të kafshon në befasi dhe papritmas, si dhe di si tu shmanget gjuetarëve, pasi ai mund të lëvizë shpejt dhe të shkojë larg”.

a.y/NOA

KOMENTE