SHBA, 28 gusht 2011, NOA - Para 50 vjetësh, Presidenti John F. Kennedy krijoi Korpusin e Paqes për të nxitur paqen dhe miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Por u desh një vit i tërë deri sa në gusht 1962, grupi i parë i vullnetarëve të Korpusit të Paqes të nisej për në Afrikë. Që atëhere, 200 mijë vullnetarë kanë shërbyer si punonjës shëndetsie, mësues dhe këshilltarë teknikë në shumë vende të botës.
Në gusht 1962, Presidenti Kennedy përshëndeti vullnetarët e pare të Korpusit të Paqes. Ata do të niseshin me shërbim në Afrikë.
“Fakti që ju jeni të gatshëm ta bëni këtë për vendin tone, dhe në një kuptim më të gjerë, ashtu siç e thotë edhe emri, për kauzën e paqes e të mirëkuptimit, duhet t’i bëjë të gjithë amerikanët krenarë, admirues dhe shumë pozitivë”.
Vullnetarët ishin kryesisht në të 20-tat, të sapodiplomuar dhe plot ideale. Por Barbara Joe, priti deri sa u bë 62 vjeç që të shërbente në Korpusin e Paqes.
“Gjithnjë e kisha dëshirë, që nga viti 1961, që një ditë të shërbeja në Korpusin e Paqes. Ne patëm fëmijë, u transferuam disa herë, unë u divorcova, humba djalin, edhe një djalë tjetër të adoptuar. Dhe më në fund mendova se kishte ardhur koha të shkoja”, deklaroi ajo.
a.q/NOA