English

KS diskuton nesër për veriun e Kosovës

E diel, 28 gusht 2011, NOA- Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mbledhjen e ditës së nesërme për Kosovën, pritet të prezantohet raporti për situatën në veri të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.

Ndërkaq Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga kryediplomati i vendit Vuk Jeremiç. Po ashtu, në seancë për herë të parë si përfaqësues i UNMIK-ut pritet të marrë pjesë shefi i ri i këtij misioni, diplomati afgan Farid Zarif.

Siç njofton Gazeta Exopress, situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Kosovës në periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik, e cila përfshihet në raport, ka qenë kryesisht e qetë, por tensionet janë ngritur nga fundi i kësaj periudhe, thuhet në raport.

Nga ana e palës serbe dhe konkretisht, ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiç, është bërë e ditur se gjatë seancës së ditës së nesërme do të kërkohet dënimi i dhunës i përdorur nga Kosova në mënyrë të njëanshme.

Po sot President i iSrbisë, Boris Tadiç u shpreh kundër veprimeve të njëanshme nga ana e Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE