Tripoli, 28 gusht, NOA - Në mesin e militantëve rebelë libianë, të cilët xhirojnë si të çmendur, shihni një ushtar i cili me qëllimin për të mos u ndarë nga kaosi, përdor me një shkathtësi të rrallë, armë të prodhuara në Evropë.
Kjo foto e transmetuar, edhe me një video të posaçme nga “Espresso”, nuk është e improvizuar, por tregon një vullnetar profesional të luftës. Të armatosur, mjaft të stërvitur, të cilin e tradhton mënyra sesi lëviz, ndryshe nga rebelër e tjerë.
Imazhet në përleshjen e shkurtër që u bë të enjte para Hotel Corinthia në Libi, për herë të parë tregojnë një nga "këshilltarët ushtarakë" misteriozë të huaj, të cilët kanë siguruar suksesin e kryengritjes në Libi.
Të rinj, muskulozë, ata janë shpërndarë nëpër trupat rebele libiane, me armë si G36 Heckler Koch, një armë e bërë në Gjermani, e vogël, e saktë, e lehtë, e aftë për qitje në dy sekonda e gjysmë.
Sikundër janë të pajisur edhe me Kallashnikov AKK, si një nga - municionet më të fuqishme në një distancë më të madhe, pra e aftë të shpojë edhe xhaketa mbrojtëse ose makina të blinduara, një rezervë e dobishme kjo për rebelët në Libi.
Ndërkaq, njeriu që shihni në foto, mban çizme të llojit për shkretëtirë, si ushtarët më të mirë në Perëndim. Në foto ju mund të shihni se ai fshihet prapa një shtylle në një pozicion të qitjes me dorë, ndërkohë që rreth tij janë luftëtarë libianë.
Vështirë për t'u kuptuar se i cilit nacionalitet mund të jetë ky person. Por një gjë është e sigurt: Ai i përket NATO-s.
“Espresso” bën me dije se pas vitit 2001 ka pasur gara për të zgjedhur njerëzit më të mirë të forcave të armatosura të vendeve lindore, në gjendje të flasin arabisht dhe të duken sa më myslimanë në mesin e popullatës, për të përmbushur kërkesat e "ushtarëve private".
Këta protagonistë të konfliktit në Irak, tashmë janë duke luajtur edhe një rol kyç në Libi....
n.e/NOA