English

Libi, rebelët lirojnë 10 mijë të burgosur

Libi, 28 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pas rënie së regjimit së Gadafit në Libi rebelët kanë hapur dyert e burgjeve. Afro 10 mjë të burgosur kanë lënë qelitë dhe kanë fituaer lirinë, pas ndërhyrjes së rebelëve në të gjitha burgjet në vend.

Ndërkohë që 50 mijë të burgosur konsiderohen të humbur, dhe fati i tyre ende nuk dihet. “Numri i personave të arrestuar muajin e kaluar është rreth 57.000 deri në 60,000”, është shprehur koloneli Ahmed Omar Bani.

Rreth 60 mijë persona u prangosën në fillim të luftës. Gjatë një konference të mbajtur në Bengazi, ai ka bërë të ditur numrin e personave të liruar nga burgjet. “Rreth 10.000-11.000 të burgosur janë liruar. Ku janë të tjerët”, pyeti koloneli. Ndërkaq ditën e sotme, kryengritësit kanë vënë nën kontroll qytetin e Ben Jaëad, 100 km në lindje të Sirtes. Kryengritësit kishin arritur pranë qytetit në datën 23 gusht, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë hyrë brenda. a.q/NOA/ Reuters

KOMENTE