Berlin, 28 gusht, NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka vlerësuar misionin e NATO-s në Libi. Ajo ka "respekt të thellë" për këtë mision, tha politikania e CDU-së për gazetën "Bild am Sonntag".
Gjermania i qëndron besnike aleatëve dhe NATO-s, tha Merkeli që mbrojti mosangazhimin gjerman në misionin ushtarak në Libi. Kancelarja gjermane tha se Gjermania do të shqyrtojë mundësitë e angazhimin në një mision në Libi.
Po qe se gjermanët pyeten, sigurisht që ata do të shqyrtojnë se çfarë do të bëjnë, tha ajo. Por në radhë të parë janë Kombet e Bashkuara, Liga Arabe dhe Bashkimi Afrikan ato që duhet të angazhohen në këtë vend.
NOA/DV