Tripoli, 28 gusht 2011, NOA- Pas deklaratës së zëdhënësit të Muammar Geddaf, Mussa Ibrahim, se diktatori ndodhet në territorin libian dhe dëshiron të negociojë për formimin e një qeverie tranzicioni në Libi, ka reaguar Këshilli Kombëtar i Tranzicionit.
“Nuk ka negociata mes rebelëve libian dhe Geddafit, ai është vrasës”, u shpreh përgjegjësi për financat dhe naftën në Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, Ali Tarhouni.
Ndërkaq sipas zëdhënësit të Geddaf, në krye të qeverisë së tranzicionit diktatori do të vinte të birin, Saad Geddaf.
a.y/NOA