English

Parashikimi i motit për 29 gusht 2011

Tiranë, 28 gusht 2011, NOA- Dita e nesërme do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me vranësira dhe shira të dobët në zonat malore. Mesdita do të jetë me diell në të gjithë vendin.

Sipas MeteoALB, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të izoluar në jug ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të ketë kthjellime të shkurtra por vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin gjatë gjithë pasdites. Gjatë natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të jenë prezent në zonat malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat minimale ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshime të dukshme krahasuar me ditën e sotme.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të mbetet 2 ballë.

Europa

Nesër, Europa verilindore, veriperëndimore si edhe vendet e Balltikut do të dominohen nga vranësira dhe shira të dendur. Me problematike situata do të jetë në Vendet Skandinavi dhe në Balltik ku shirat do të bien në formë rrebeshi dhe do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Po ashtu me vranësira dhe shira do të dominohet zona e Alpeve si edhe Gjermania veriore pasi vranësirat gjatë mesditës do të grumbullojnë dhe për pasojë do të gjenerojnë shira me intensitet të dobët ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Gjermania veriore rrezikohet nga stuhi të forta ere dhe shira

- Suedia do të mbetet me shira të dendur dhe stuhi ere

- Balltiku alarmon shira të dendur dhe stuhi ere

a.y/NOA

KOMENTE