English

Pas luftës, shenja të krizës humanitare në Tripoli

Libi, 28 gusht, NOA - Raportet nga Tripoli flasin për shenja të krizës humanitare pas rrëzimit të Muamer Gadafit. Bëhet fjalë për mungesa të ujit, ushqimit, barnave dhe energjisë elektrike, ndërsa në anën tjetër thuhet të ketë grumbuj plehrash të pambledhur.

Mediat flasin për gjetje të reja të trupave të njerëzve të vrarë gjatë betejës për kryeqytetin libian. Forcat e opozitës thonë se po përgatiten për sulme të tjera në vendlindjen e Gadafit, përkatësisht në Sirte, nëse negociatat me besnikët e regjimit të tij dështojnë.

Vendndodhja e ish-liderit libian mbetet ende e panjohur. Vendet arabe u kanë bërë thirrje të gjitha shteteve të shkrijnë asetet e Libisë, në përpjekje për të ndihmuar popullatën.

Liga Arabe po ashtu u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të lejojnë Këshillin Kombëtar të Tranzicionit të zërë vendin e Libisë në OKB.

NOA/RFE

KOMENTE