English

Shkodër, tjetër plan vrasje, e parandalon policia

Shkodër, 28 gusht 2011, NOA - Parandalohet një tjetër krim nga forcat e Drejtorisë së Policisë Shkodër, kapet në flagrancë autori, të cilit iu sekuestrua dhe arma e zjarrit. Policia ka njoftuar se, gjatë një operacioni të organizuar, në orët e pasdites, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjovalin Vuksani, vjeç 20, lindur dhe banues në fshatin “Nënmavriq”, Komuna Shalë, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi nga hetimet e kryera dhe në bazë të informacioneve të marra, dyshohet se shtetasi në fjalë, pasi kishte siguruar mjetet e krimit, po përgatitej të kryente një vrasje, kundrejt një prej pjestarrëve të familjes Tonaj, banor të po kësaj Komune, me të cilët familja e Vuksanaj, është në hasmëri.

Menjëherë nga shërbimet policore të Drejtorisë së Policisë Shkodër, u organizuar puna për parandalimin e krimit dhe neutralizimin e autorit, të cilit në momentin e kapjes, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilasinë e provës materiale, një armë zjarri model 56, sëbashku me 3 fishekë në të si dhe një fishek në fole.

Në lidhje me këtë ngjarje, u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasit Gjovalin Vuksani, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

a.q/NOA

KOMENTE