English

Shpërthimi në OKB, bilanci i të vdekurve shkon në 23

E diel, 28 gusht 2011, NOA- Është ngjitur në 23 bilanci i atentatit vrasës së të premtes, kundër selisë së Kombeve të Bashkuara, në Abuja të Nigerisë.

Bilanci i mëparshëm ishte 22 të vdekur, deklaroi zëdhënësi i OKB-së Martin Dawes, duke shtuar se të plagosur janë 81.

Ndërkaq mësohet se në ndërtesë zyrat mbanin brenda 400 persona të cilët punonin për 26 agjenci humanitare të Kombeve të Bashkuara.

a.y/NOA

KOMENTE