Beograd, 28 gusht 2011, NOA- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, në një deklaratë për mediat e Beogradit reagoi sërish, lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Në fjalën e tij Tadiç tha se, “Serbia nuk dëshiron lufte. Ne i kërkojmë EULEX dhe KFOR që të mbajnë status neutral dhe të ndalin dhunën e Prishtinës”.
Më tej kreu i shtetit serb tha se, Prishtina nuk duhet të ndërmarrë më aksione të dhunshme.
a.y/NOA