English

Tenton vetëvrasjen njëri prej vrasësve të dyshuar të kambistit

Fier, 28 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pak minuta pasi është kapur nga policia, njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e kambistit, ka tentuar vetëvrasjen.

33 vjeçari, ka kthyer nga vetja thikën me të cilin goditi për vdekje Etem Spahiun, duke synuar të vrasë veten e tij. Por, ndërhyrja e menjëhershme e policisë, ka evituar një viktimë të dytë brenda pak minutash në qytetin e Fierit.33 vjeçari, dyshohet se bashkë më një person tjetër kanë grabituar në dyqanin e më pas kanë qëlluar më thikë kambistin 55 vjeçar Etem Spahiu, i cili vdiq sot pasdite.

a.q/NOA

KOMENTE