English

Terrori i Arktikut, i mbijetuari rrëfen sulmin e kafshës që i vrau para syve shokun

E diel, 28 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një adoleshent i sulmuar nga një ari polar i cili vrau shokun e tij, tregon momentet e tmerrit ku goja e kafshës u vërtit mbi kokën e tij.

Patrick Flinders, 16 vjeç është i pari i grupit të ekspeditës, që thyen heshtjen për aventurën tmerrit në Arktik, aventurë nga e cila mbeti i vrarë 16 vjeçari Horatio Chapple.

Sulmi i cili ndodhi këtë muaj në një ishull norvegjez në Svalbard, u ndal pasi lideri i grupit, Michael Reid, 29 vjeç e qëlloi duke e lënë ariun të vdekur.

Ai së bashku me 13 shokë të tij nga British Schools Exploring Society, ishin vendosur në tenda kur ariu 250 kilogramë sulmoi në mëngjesin e 5 gushtit.

Patrick, nga New Jersey, i cili pësoi 20 qepje në kokën e tij pas sulmit të ariut, dëgjoi britma jashtë tendës para se të binin mbi të Horatio dhe Scott Bennell-Smith.

“Një pjesë e tendës ra mbi fytyrën time, unë tërhoqa çantën dhe mbylla sytë. Bërtita duke thënë, nuk dua të jem më këtu, kur pashë të gjakosur mikun tim. Pashë ariun i cili po tërhiqte zvarrë kokën time, në mes të gjashtë tendave. Doja të fshihesha, por nuk kisha ku të shkoja. Pastaj ariu erdhi sërish”, u shpreh 16 vjeçari.

Mendohet se ariu sulmoi grupin e të rinjve pas dhimbjes që kishte nga dhëmbi, pas sulmit të Patrick, pasi ai kishte ngulur dhëmbët në kafkën e tij përpara se 16 vjeçari ta qëllonte me grusht.

Më tej Patrik shtoi, “Pashë përreth dhe pashë gojën e tij të mbushur me gjak dhe atëherë thashë se do të vdisja. Ai u afrua tek unë dhe më goditi fort me shputë e më pas më nguli dhëmbët afër pjesës së bërrylit thellë në kockë. Më pas ai futi kokën time në nofullat e tij, dhe unë dëgjoja teksa ai përpiqej të përtypej. Dëgjova një ulërimë shurdhuese të tij. Më sulmoi sërish dhe u mundua që të kafshonte dorën time. Ndërsa Scott duhet të ketë vrapuar pasi, papritur pashë që ai ra dhe unë vura re, që ariu iku nga unë dhe u sul drejt tij... pastaj dëgjova krismën”.

Por pavarësisht ndihmës që u munduam ti jepnin Horatios, ajo ishte e kotë, sulmi i ariut mbi të që në fillim kishte qenë i ashpër, gjë që i kishte shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Funerali i Horatios u bë të premten në një ceremoni private në katedralen e Wiltshire.

Siç raporton “The Sun”, Patrick deklaroi se ndihej fajtor për vdekjen e mikut të tij, pasi shtoi se sulmi i ariut ishte në një territor të pastër.

Më tej ai tha se nuk e ndien veten hero, pasi e qëlloi ariun me grusht vetëm për të shpëtuar jetën e tij, jo se donte ta vriste atë.

“Horatio ishte shtrirë në një anë për mua, Scott nga ana tjetër. Po të kisha fjetur, ku fjeti ai, ndoshta do të kisha vdekur unë. Ndihem fajtor se ishte ai dhe jo unë”, përmbyll rrëfimin e dhimbshëm 16 vjeçari.

a.y/NOA

KOMENTE