English

Uragani Irene, lumi Hudson kapërcen argjinaturat

E diel, 28 gusht 2011, NOA- Në New York rritet rreziku për përmbytje të mundshme si shkak i uraganit Irene.

Në pjesën jugore të Manhattan, lumi Hudson i ka kapërcyer tashmë argjinaturat dhe ka mbuluar me ujë shëtitoren Battery Park.

Edhe East River, lumi tjetër që rrjedh në pjesën lindore të Manhattan ka filluar të fryhet dukshëm.

Siç raportojnë mediat amerikane, janë 3 milion persona në East Coast të cilët kanë mbetur pa drita, numër që llogaritet rreth 50 000 në New York.

a.y/NOA

KOMENTE