E dielë, 28 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Irene është një stuhi veçanërisht e pazakontë, madje edhe nëse reduktohet vazhdon të ketë shumë energji.
“Uraganet e kanë shumë të vështirë të arrijnë kaq në veri – shprehen ekspertët – Kjo vajtje ardhje e rrymave ajrore favorizohet nga rrotullimi i Tokës çka rrit përshpejtimin dhe gradualisht edhe forxën. Uraganet janë fenomene të tipit rrethor, kanë tendencë për të humbur fuqinë dhe të shpërndahen”.
Fakti që Irene, e cila ka “skaduar” vetëm në nivelinn e parë, akoma nuk ka skaduar në veri, tregon sasinë e madhe të energjisë në burimin e saj.
Gjatë 40 viteve të fundit vetëm një gjysmë duzinë uragane kanë ardhur në Nju Jork.
Më i forti i nivelit 1 është uragani Hanna në vitin 2008. Ndërkohë, më të fortë e të gjitha niveleve kanë qenë uraganet Floyd në vitin 1999 (30 të vdekur dhe tre milionë njerëz të evakuar nga bregun lindor).
Uragani Gloria në vitin 1985 (16 të vdekur dhe 47 miliona dollarë dëmi i asaj kohe).
Irene kaloi orët e fundit nga kategoria 3 në 1, por sipas ekspertëve mbetet ende shumë e fortë, me erëra të cilat mund të arrijnë 119-153 kilometra në orë dhe valë deri në pesë metra lartësi. Edhe valët e shtyra nga era, që njihen si cunami mund të kenë rrezik serioz dhe shembull i kësaj ishte uragani Katrina. Sipas klimatologëve, Irene është një shenjë e fortë e ngrohjes së oqeanit në vitet e fundit.
a.q/NOA