Tiranë, 28 gusht, NOA- Bletët e rraskapitura nga të nxehtit kanë ndalur së fluturuari dhe nuk mund të kryejnë më punën e vlefshme të transportit të polenit duke vënë në rrezik prodhimin e mjaltit. Por, jo vetëm.
Me temperaturat e larta janë kërcënuar misri, panxhari dhe lopët prodhojnë deri në 10 për qind të qumështit më pak për shkak të ngrohjes.
Gjithashtu efektet e ngrohjes ekstreme kanë rritur numrin e zjarreve në pyje .
“Ngrohja, megjithatë, ka efekte edhe në botën e kafshëve. Kështu bletët kur është shumë nxehtë kanë tendencën për të qëndruar në terren dhe jo të fluturojnë në për të marrë polenin”, theksojnë ekspertët