English

Vritet numri dy i Al-Kaidës në Pakistan

Uashinton, 28 gusht, NOA - Një zyrtar amerikan tha se numri dy i al-Kaidës në Pakistan, Atijah Abd al-Rahman, është vrarë. Zyrtari, i cili foli me kusht që të mos indentifikohet, tha dje se Rahmani u vra më 22 gusht në rajonin fisnor veriperëndimor të Veziristanit, i njohur për strehimin e talebanëve dhe ekstremistëve të lidhur me al-Kaidën.

Zyrtari i nuk tha se si ishte vrarë Rahmani. Zyrtarë pakistanezë të sigurimit thanë më 22 gusht se nga sulmi i një avioni pa pilot u vranë kanë persona të dyshuar si ekstremistë pranë qytetit Mir Ali në veri të Veziristanit.

Rahamini kapi postin e dytë më të lartë të al-Kaidës, pasi forcat speciale amerikane vranë udhëheqësin e rrjetit Osama bin Laden, gjatë bastisjes së kompleksit të tij të banimit në muajin majPakistan. Në qershor, al-Kaida zgjodhi Aiman al-Zauahrin në krye të organizatës terroriste.

Zyrtari amerikan tha dje se Zauahri mbështetej tek Rahmani për të drejtuar al-Kaidën.

NOA

KOMENTE