English

Zbulimi, gruaja e Josip Broz Tito ishte agjente e rusëve

Beograd, 28 gusht, NOA - Jovanka Broz, bashkëshortja e ish-udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito ka qenë agjente e shërbimit sekret rus KGB. Kjo është bërë e ditur në një shkrim të revistës serbe “Pres”, e cila ka shkruar se Jovanka Budisavleviç në vitin 1945 ka qenë e trajnuar për në Akademinë Moskovite për agjentë sekretë.

Dokumentet sekrete që kanë zbardhur të kaluarën e zonjës së parë të ish-presidentit jugosllav janë gjetur nga biografi i njohur i Titos, Vlladimir Dedijer, i cili ato i ka ruajtur në arkivat e Sllovenisë.

Ajo ishte dërguar për trajnim nëntë mujor në Moskë nga ana e ish-funksionarit komunist në Kroaci, Stevo Krajaqiç. Ajo pas përfundimit të Akademisë u emërua në pozitën e sekretares së Josip Broz Titos.

Tito me Jovankën ishte paraqitur në opinion dhe vizita deri në vjeshtën e vitit 1977, kur ajo nga ajo periudhë ishte tërhequr nga lista e udhëtimeve për në BRSS, Kinë dhe Korenë e Veriut.

NOA/INA

KOMENTE