English

Zhduket pa adresë, 40 vjeçarja nga Mati

Mat, 28 gusht 2011, NOA- Një 40 vjeçare nga një fshat i Matit është zhdukur prej dy javësh pa lënë gjurmë nga banesa e saj.

Lajmi për humbjen e saj u bë ditur nga familjarët, sipas së cilëve në denoncimin bërë në polici, ajo është zhdukur në mënyrë të mistershme dhe se askush nuk e ka parë dhe nuk di gjë për fatin e saj.

Mësohet se e zhdukura quhet Lindita Kurti, nga fshati Midh i Matit, dhe se sipas të afërmve të saj, ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë mërzie, çka e vështirëson pistën e hetimeve.

Sakaq, policia i ka shtrirë pistat e hetimit që nga largimi nga banesa, deri në ndonjë rrëmbim të mundshëm, por gjithsesi prej 14 ditësh nuk dihet asgjë për 40 vjeçaren Kurti dhe asnjë pistë nuk paraqitet e saktë për uniformat blu.

a.y/NOA

KOMENTE