Durrës, 29 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një vajzë e re e nga qyteti i Durrësit ka rënë re e një grabitësi të dhunshëm, i cili i ka marrë çantën dhe ka kërkuar më tepër prej saj.
Burime zyrtare nga policia e Durrësit thonë për agjencinë e lajmeve NOA, se 24 vjeçari nga Durrësi, Imer Zenuni i ka zënë pritë një vajze në lagjen nr.12 të qytetit, duke përfituar nga errësira ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë dhe më pas i ka vjedhur çantën brenda së cilës ndodheshin 100 euro dhe një parfum.
Sakaq menjëherë pas marrjes së padisë së bërë nga vajza për bashkëqytetarin e saj, policia e qytetit e vuri në pranga të riun, ndërsa nga ana e Prokurorisë së Durrësit po vijon hetimi për veprat penale “Marrëdheni seksuale me dhunë me të rritura mbetur në tentativë” dhe “Vjedhje me dhunë”.
a.y/NOA