English

Aksidenti ajror në Poloni, zhvarroset ish ministri për shërbimet sekrete

Poloni, 29 gusht 2011, NOA – Më shumë se një vit pas aksidentit ajror zhvarroset njëri prej 95 viktimave.

Prokurori ushtarak, Zbigniev Rzepa, tha se trupi i Zbigniev Vasermanit, ish-ministër për shërbimet sekrete, është zhvarrosur sot nga varrezat Krakov, sepse familja ka shprehur mosbesim në autopsinë ruse. Ai u vra së bashku me 95 njerëz të tjerë, përfshirë dhe presidentin polak, Leh Kaçinski, nga rrëzimi i aeroplanit në Smolensk të Rusisë. a.q/NOA

KOMENTE