English

Arvizu: Integrimi kërkon unitet mes faktorëve politikë

Tiranë, 29 gusht 2011, NOA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexandër Arvizu në konferencën e përbashkët me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, e cilësoi procesin e integrimit si një hap tepër të rëndësishëm për vendin tonë.

Në fjalën e tij Arvizu tha se, është i nevojshëm uniteti mes faktorëve politikë në mënyrë që të plotësohen të 12 rekomandimet e Komisionit Europian.

Ndërsa lidhur me dokumentet e publikura nga Wikileaks, Arvizu nuk pranoi të komentojë.

Sakaq nga ana e tij ministri i jashtëm Haxhinasto, deklaroi se klasa politike duhet të angazhohet për një pakt kombëtar për integrimin.

a.y/NOA

KOMENTE