Bashkëshortja e Muamer Gadafit dhe tre fëmijë të tyre - Aisha, Hanibali dhe Muhamedi - kanë arritur në Algjeri.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e këtij vendi, ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera.
Ndërkohë, shefat e koalicionit ushtarak, të përfshirë në konfliktin e Libisë, thanë se lufta në vendin e Afrikës Veriore "nuk ka përfunduar", raporton radio RFE.
Në deklaratën e lëshuar pas takimit në Katar, ata theksuan "nevojën e vazhdimit të veprimeve të përbashkëta deri në kohën kur populli libian të arrijë qëllimin e tij, me eleminimin e mbetjeve të regjimit të Gadafit".
Më herët, shefat e koalicionit ushtarak, të përfshirë në konfliktin e Libisë, thanë se lufta në vendin e Afrikës Veriore "nuk ka përfunduar".
Në deklaratën e lëshuar pas takimit në Katar, ata theskuan "nevojën e vazhdimit të veprimeve të përbashkëta deri në kohën kur populli libian të arrijë qëllimin e tij, me eleminimin e mbetjeve të regjimit të Gadafit".
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Xhalil, tha se Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur, përbën ende rrezik si brenda, ashtu dhe jashtë Libisë.