English

Haxhinasto: Duhet pakt kombëtar për integrimin

Tiranë, 29 gusht, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto tha sot se klasa politike duhet të angazhohet për një pakt kombëtar për integrimin. Në një takim të zhvilluar me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Haxhinasto ka theksuar se integrimi në Bashkimin Europian është një prioritet kombëtar.

“Zbatimi i rekomandimeve të Bashkimit Europian duhet të jetë prioritet i politikës shqiptare”, tha Haxhinasto. Haxhinasto tha se gjatë takimit me ambasadorin Amerikan është diskutuar për asamblenë e OKB-së dhe seancën që pritet të zhvillohet për Kosovën.

a.k/NOA

KOMENTE