E hënë, 29 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, i ka dërguar një letër Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, njëherësh zv.Kryeministër zotit Edmond Haxhinasto, ku e uron për festën e Fiter Bajramit dhe për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në këtë letër, Klinton uron gjithë besimtarët mysliman shqiptar për këtë festë, duke thënë, “Ky është një rast për të festuar, ku myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit”.
Më tej ajo shton se vlerëson punën e madhe të myslimanëve në çdo cep të globit, përfshi brezin e ri, të cilët janë të përkushtuar për të forcuar komunitetet ku ata jetojnë përmes arsimit, biznesit dhe zhvillimit.
a.y/NOA