Fier, 29 gusht 2011, NOA- Dy persona nga fshati Bashkim i Fierit, u arrestuan në flagrancë, pasi kishin korrur dhe vjedhur 2 dynym misër në pronësi të një bashkëfshatari të tyre.
Mësohet se prangosja e tyre u bë pak para mesnate, pasi Blerim Xhafa, 34 vjeç dhe Fejzi Xhafa, 51 vjeç gjatë paradites së djeshme kishin vjedhur në bashkëpunim, sasinë e misrit të mbjellë në fshatin Qarr të Fierit.
Sakaq nga ana e vëllezërve u mohua kategorikisht një akt i tillë, por sipas policisë dëshmitarë në vendngjarje i etiketojnë vëllezërit Xhafa, si autorë të kësaj ngjarje.
a.y/NOA