English

Identifikohet trupi i pajetë, i gjetur në pusin e naftës në Marinëz

Fier, 29 gusht 2011, NOA- (Update) Trupi i pajetë, i gjetur paraditen e sotme në fshatin Marinëz të Fierit në afërsi të sektorit të nxjerrjes së naftës, është identifikuar pak më parë nga vëllezërit e tij.

Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve NOA në vendngjarje, mësohet se trupi i pajetë i përket 60 vjeçarit Nikoll Mata, por nuk bëhen të ditura ende shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

Ndërkaq mësohet se trupi i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në një pellg mbetjesh nafte, ku u gjet nga një punëtor i këtij sektori.

Nga ana e policisë ka nisur menjëherë hetimi për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij, ndërsa dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në pusin e naftës.

a.y/NOA

KOMENTE