Librazhd, 29 gusht 2011, NOA- Një 54 vjeçar lindur në Kukës dhe banues në Librazhd ka kërcënuar dhe fyer nëpërmjet telefonit, Drejtorin e Albtelekomit të Librazhdit, 42 vjeçarin L.H dhe për këtë ka përfunduar në polici.
Sipas policisë së qytetit, bëhet e ditur se, 54 vjeçari M. Alikaj, e kishte kryer këtë veprim për motive të dobët, por lidhur me këtë akt, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimin për veprën penale, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
a.y/NOA