Tropojë, 29 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Fati ka ndihmuar 15 pasagjerët, të cilet kanë qenë duke lundruar në liqenin e Komanit sot pasdite.
Autoritetet policore të Tropojës njoftuan se një anije e vogël, në bordin e së cilës kishte 15 persona, është mbytur në liqen.
Anija ishte nisur nga Komani drejt Fierzës, rrugë gjatë së cilës mendohet se ka pësuar një defekt teknik.
Ngjarja ka ndodhur në afrësi të fshatit Salcë, kur nëntë udhëtarë kanë njoftuar policinë pasi kanë dalë me not në breg.
a.q/NOA