English

Mesazh dashurie nga Jim Carrey

SHBA, 29 Gusht NOA - Një ndër aktorët më të famshëm dhe të dashur të Hollyëood është i çmendur pas ndjenjës së dashurisë.

Jim Carrey ka publikuar një video mesazh tepër të papritur në sitin e tij zyrtar.

Bëhet fjalë për një letër dashurie e cila i është drejtuar Emma Stone, yllit të “The help”.

Në kripin prej një minute e 53 sekondash shihet Carrey që flet me një kamera dhe deklaron dashurinë e tij për aktoren 22-vjeçare.

Carrey në këtë video pohon se Emma është inteligjente dhe me një zemër shumë të mirë.

Më pas aktori në profilin e tij në Twitter ka bërë të ditur se video ishte vetëm një komedi. Ndërsa në krahun tjetër Stone nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe asnjë koment.

r.b/NOA

KOMENTE