Tiranë, 29 gusht 2011, NOA /Albana Qehajaj – Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka shtruar iftar me rastin e përfundimit te muajit te Ramazanit në vigjilje të festeës seë BAJRAMIT. Darka është shtruar në një prej lokaleve në periferi të kryeqytetit, ndërkohë që të ftuar kanë qenë autoritete të komunitetit mysliman dhe komuniteteve të tjera fetare, politikanë, intelektualë përfaqesues të trupit diplomatik. Në fjalen e tij kreu i bashkisë Lulzim Basha, ndërsa ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin ështëshprehur se. koha e Ramazanit është një kohë reflektimi për gjithë besimtarët dhe nata e sotme një mundesi për t’u bashkuar me miq e të afërm.
Basha gjeti rastin teë premtoje se do t’i përkushtohet përgatitjes së projektit dhe nisjes së punës për ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet.
********
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë nesër festën e Bajramit të madh apo Fiter Bajramin. Festa vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit. Edhe në Shqipëri besimtarët myslimanë mblidhen në orët e para të ditës nëpër xhami dhe falin namazin e festës. Fiter Bajrami është festa e devotshmërisë, solidaritetit, vëllazërisë dhe barazisë sociale. Pas faljes së namazit të festës, besimtarët shkëmbejnë vizita në familjet e të afërmve dhe miqve për të uruar një vit më të mbarë. Kremtimi i kësaj feste u jep myslimanëve një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote. Gjatë kësaj feste myslimanët japin shembullin më të bukur të bashkimit dhe unitetit Islam. Në këtë festë nuk mungojnë gjithashtu argëtimet, programet artistike dhe aktivitetet e ndryshme kulturore. Vetë fjala bajram do të thotë gëzim, begati, kënaqësi, hare. Një prej të veçantave të kësaj dite është edhe dhënia e kontributit në të holla ose ushqime, ose siç njihet në fenë islame ndarja e zekatit, për të varfërit dhe familjet në nevojë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça përshëndeti sot paradite besimtarët myslyman me rastin e Fiter Bajramit. “I lutem Zotit që kjo festë të sjellë tek ju gëzim, hare dhe harmoni. Le të shërbejë festa e Fiter Bajramit si një pretekst për t’u gëzuar të gjithë dhe si një pretekst për t’u bashkuar më shumë, për të kërkuar falje njëri nga tjetri, për ta shtuar dashurinë, miqësinë dhe harmoninë mes nesh”, tha Haxhi Selim Muça.
Agjencia e lajmeve NOA uron të gjithë besimtarët myslimanë “ Gëzuar Bajramin e Madh”. a.q/NOA